Duaja pas përfundimit të tubimit

سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ وبِحَمْدِكَ أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ أَسْتَغْفِرُكَ وَأَتُوْبُ إِلَيْكَ

Subhaneke All-llahumme ve biham-dike, Eshhedu en la Ilahe il-la Ente estagfiruke ve etubu ilejke.

I Lartësuar qofsh, o Zoti im, Ty të takon falënderimi; dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; kërkoj faljen Tënde dhe te Ti pendohem.

Katër Synenet “Sahih Et-Tirmidhi” 3/153, Ky është vërtetuar nga Aishja r.a. e cila ka thënë: "S`është ulur Pejgamberi s.a.v.s. në asnjë tubim apo s`ka lexuar Kur’an apo s`ka falur namaz pa e përfunduar me këto fjalë....(Hadith)", (Nesaiu në “Amelul-jevmi vel-lejleh” nr:308 dhe Ahmedi 6/77, sahih sipas dr.Faruk Hamadeh në recenzimin e ”Amelul-jevmi vel-lejleh” të Nesaiut fq.273.