Duaja para ushqimit

Nëse ndokush prej jush fillon të hajë ushqim, le të thotë:

بِسْمِ اللَّه

Bismil-lah

Me emër të All-llahut

e nëse harron në fillim të ushqimit, atëherë le të thotë:

بِسْمِ اللَّهِ فِي أَوَّلِهِ وَآخِرِهِ

Bismil-lahi fi evvelihi ve Áhirihi.

Me emrin e All-llahut në fillim dhe në mbarim.

Ebu Davudi 3/347, Tirmidhiu 4/288, “Sahih Et-Tirmidhi” 2/167.

Ai që All-llahu [subhanehu ve teala] ia mundëson të ushqehet, le të thotë:

اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِيهِ وَأَطْعِمْنَا خَيْراً مِنْهُ

All-llahumme bárik lena fihi ve et’imná hajren minhu.

O Zot, na beko në këtë ushqim dhe na furnizo me ushqim më të mirë se ky.

e atij që All-llahu ia mundëson që të pijë qumësht, le të thotë:

اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِيهِ وَزِدْنَا مِنْهُ

All-llahumme barik lena fihi ve zidna minhu.

O Zot, na beko në këtë dhe na shto nga ky.

Tirmidhiu 5/506, “Sahih Et-Tirmidhi” 3/158.