Pas varrosjes të të vdekurit

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لَهُ اللَّهُمَّ ثَبِّتْهُ

Allahumeg-fir lehu All-llahumme thebbit hu.

O Zot, falja Mëkatet dhe forcoje atë.

Pejgamberi s.a.v.s. pas përfundimit të varrimit ngritej në këmbë dhe thoshte: "Kërkoni falje për vëllaun tuaj dhe luteni All-llahun që ta forcojë sepse ai tani mirret në pyetje", Ebu Davudi 3/315, Hakimi thotë se hadithi është i vërtetë, kurse Dhehebiu e ka pëlqyer 1/370.