All-llahumme e’idh-hu min ‘adhabil-kabr.
O Zot, mbroje nga dënimi i varrit.
Seid Ibën Musejjib r.a. dhe thotë: "E kam falur mbas Ebu Hurejres radijAll-llahu anhu namazin e një fëmiu i cili nuk ka bërë asnjë mëkat kurrë dhe e kam dëgjuar duke thënë: (dhe e ka cekë hadithin)". Maliku në “Muvetta” 1/288 dhe Ibën Ebi Shejbe në “Musanef“ 3/217 dhe Bejhekiu 4/9 isnadi sahih sipas Sh. Arnauti në recenzimin e “Sherhus-suneh” të Bagaviut 5/357.
All-llahummexh-’alhu feretan ve dhuhren li validejhi, ve shefi’an muxhaben. All-llahumme thekkil bihi mevazínehuma, ve e’ëdhim bihi uxhúrehuma, ve elhikhu bi salihil-mu`minín, vexh’alhu fi kefaleti Ibrahim, vekihi bi rahmetike ‘adhabel-xhehim, ve ebdilhu daren hajren min darihi, ve ehlen hajren min ehlihi, All-llahumme-gfir li eslafina, ve efratina, ve men sebekana bil-íman.
O Zot, bëje këtë fëmijë prijës dhe shpërblim për prindërit e tij dhe bëje prej atyre të cilëve u pranohet ndërmjetësimi (shefa`ti), o Zot, rëndoje peshojën e tyre me të dhe shtojau shpërblimet e tyre dhe bashkangjite këtë fëmijë me besimtarët e mirë. Bëje që të jetë nën kujdesin e Ibrahimit, mbroje atë me mëshirën Tënde prej dënimit të zjarrit, zëvendësoja shtëpinë me një shtëpi më të mirë dhe familjen me një familje më të mirë. O Zot, fali të parët dhe prijësat tanë dhe të gjithë ata të cilët kanë kaluar para nesh me iman.
“El-Mugni” Ibën Kudame 3/416, “Mësime…” Ibën Bazit fq.15.
All-llahummexh-’alhu lena feretan, ve selefen ve exhren.
O Zot, jepi këtij përparësi nga ne dhe jepi shpërblim.
Begaviu në librin e tij “Sherhus-suneh” 5/357.