Transmetohet se Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: ”Nëse njeriu e viziton vëllaun e tij (musliman) të sëmurë, ecë nëpër rrugën e xhenetit derisa të ulet, ndërsa kur të ulet do ta përfshijë mëshira, nëse e ka vizituar në mëngjes, shtatëdhjet mijë melaike bëjnë dua për atë person deri në mbrëmje, e nëse e ka vizituar në mbrëmje, shtatëdhjetë mijë melaike bëjnë dua për atë person deri në mëngjes".
Tirmidhiu, Ibën Maxheh dhe Ahmedi “Sahih Ibën Maxhe” 1/244 dhe “Sahih Et-Tirmidhi” 1/286. Gjithashtu hadithin e ka bërë të vërtetë edhe Ahmed Shakiri.