Kur na ndodh diçka e papëlqyer

قَدَّرُ اللَّهِ وَمَا شَاءَ فَعَلَ

Kaderull-llahi ve ma sha`e fe’ale.

All-llahu e ka caktuar dhe Ai bën çka të dëshiron.

Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek All-llahu se sa besimtari i dobët. Nxito në ato që ke dobi, kërko ndihmë nga All-llahu, mos u dobëso dhe nëse të godet diçka (ndonjë sprovë), mos thuaj sikur të kisha vepruar kështu apo ashtu, por thuaj: Kaderull-llahi ve ma sha`e feale." (All-llahu e ka caktuar dhe Ai bën çka të dëshiron). ( Muslimi 4/2052).