Kur takohemi me armikun ose njerëzit me pozitë

اللَّهُمَّ إِنَّا نَجْعَلُكَ فِي نُحُورِهِمْ وَنَعُوذُ بِكَ مِنْ شُرُورِهِمْ

All-llahumme inna nexh’aluke fi nuhurihim ve ne’udhu bike min shururihim.

O Zot, prej Teje ndihmë kërkojmë të na mbrosh nga armiqësia e tyre; prej Teje ndihmë kërkojmë të na mbrosh prej djallëzisë së tyre.

Ebu Davudi 2/89, hadithin e ka bërë te vërtetë Hakimi dhe e ka pëlqyer Dhehebiu 2/142.

اللَّهُمَّ أَنْتَ عَضُدِي ، وَأَنْتَ نَصِيرِي ، بِكَ أَجُولُ وَبِكَ أَصُولُ وَبِكَ أُقَاتِلُ

All-llahumme Ente ‘Adudí ve Ente Nesírí, bike exhúlu, ve bike esúlu, ve bike ukátilu.

O Zoti im, Ti je fuqia ime, Ti je Ndihmë-tari im, me ndihmën Tënde hyj në luftë, me ndihmën Tënde ngadhnjej dhe me ndihmën Tënde luftoj.

Ebu Davudi 3/42, Tirmidhiu 5/572 “Sahih Et-Tirmidhi” 3/183.

حَسْبُنَا اللَّهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ

HasbunAllahu ve ni’mel-Vekil.

Na mjafton neve All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë.

Buhariu 5/172.