La Ilahe il-lAllahul-’Adhimul-Halim, la Ilahe il-lAllahu Rabbul-’Arshil-’Adhim, la Ilahe il-lAllahu Rabbus-semavati ve Rabbul-erdi ve Rabbul-’Arshil-kerim.
S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të Madhëruar e të Urtë. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të Arshit të lartësuar. S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës dhe Zotit të Arshit Fisnik.
Buhariu 7/154, Muslimi 4/2092.
All-llahumme rahmeteke erxhú fe la tekilní ilá nefsí tarfet ‘ajnin ve aslih lí she`ní kul-lehu. La ilahe il-la Ente.
O Zoti im, në mëshirën Tënde shpresoj, mos më le të mbështetem në vetvete, as sa një lëvizje e syrit dhe ma përmirëso gjëndjen time. S`ka të adhuruar tjetër përveç Teje.
Ebu Davudi 4/324, Ahmedi 5/42. Albani e ka bërë të mirë (Hasen), “Sahih Ebi Davud” 3/959.
La ilahe il-la Ente Subhaneke Inní kuntu minedh-dhalimin.
S`ka të adhuruar tjetër përveç Teje që je i Madhëruar. Vërtetë, unë jam prej mëkatarëve.
Tirmidhiu 5/529 dhe Hakimi, i cili e ka bërë të vërtetë, kurse Dhehebiu e ka pëlqyer 1/505 “Sahih Et-Tirmidhi” 3/168.
Allahu, Allahu Rabbí, Lá ushriku bihi shej`en.
All-llahu, All-llahu është Zoti im, Atij nuk i shoqëroj asnjë send.
Ebu Davudi 2/87 “Sahih Ibën Maxheh” 2/335.