All-llahume inní ‘abduke ve ibnu ‘abdike ve ibnu emmetike, nasijetí bijedike, madin fijje hukmuke, ‘adlun fijje kadauke, es`eluke bi kul-li ismin huve lek semmejte bihi nefsek ev enzeltehu fi kitábik ev ‘al-lemtehu ehaden min halkik, ev iste`therte bihi fi ‘ilmil-gajbi ‘indek, en texh’ale El-Kur`ane rebi’a kalbí ve nure sadrí ve xhelae huzní ve dhihabe hemmí.
O Zoti im, unë jam robi Yt e biri i robit Tënd dhe i robëreshës Sate, balli im është në dorën Tënde. Dispozitat Tuaja mbi mua i pranoj, i drejtë është gjykimi Yt mbi mua. Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emëruar Veten Tënde ose që e ke zbritur në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëre Kur’anin pra-nverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, shëndritje për pikëllimin dhe largim për dëshprimin.
Ahmedi 1/391. Sahih sipas Albanit.
All-llahumme inní e’udhu bike minel-hemmi vel-huzni, vel-’axhzi vel-keseli, vel-buhli vel-xhubni, ve dale’id-dejni ve galebetir-rixhali.
O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshprimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mundjet e njerëzve.
Buhariu 7/158; "Pejgamberi s.a.v.s. e përsëriste shpesh këtë dua" “Fet-hul-Bari” 11/173.