All-llahumme sal-li ‘alá Muhammedin ve ‘ala áli Muhammed, kema sal-lejte ‘alá Ibrahíme ve ‘alá áli Ibrahím inneke Hamídun Mexhíd.
O Zot, ki mëshirë ndaj Muhammedit dhe familjes së tij, siç pate mëshirë ndaj Ibrahimit dhe familjes së tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar.
Buhariu “Fet-hul-Bari” 1/13, Muslimi 1/301.
All-llahumme barik ‘alá Muhammedin ve ‘alá áli Muhammed kema barekte ‘ala Ibrahíme ve ‘alá áli Ibrahím inneke Hamídun Mexhíd.
O Zot, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar.
Buhariu ‘Fet-hul-Bari” 6/408.
All-llahumme sal-li ‘alá Muhammedin ve ‘alá ezvaxhihi ve dhurrijjetihi, kema sal-lejte ‘ala áli Ibrahím, ve bárik ‘alá Muhammedin ve ‘alá ezvaxhihi ve dhurrijjetihi, kema bárekte ‘alá áli Ibrahíme inneke Hamídun Mexhíd.
O Zot, ki mëshirë ndaj Muhammedit, bashkëshorteve të tij dhe pasardhësve të tij, siç pate mëshirë ndaj familjes së Ibrahimit dhe bekoje Muhammedin, bashkëshortet e tij dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit. Vërtet, Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar.
Buhariu “Fet-hul-Bari” 6/407 dhe Muslimi 1/306 version i Muslimit.