Duaja në sexhde

سُبْحَانَ رَبِّيَ الأَعْلَى

Subháne Rabbijel-a’lá, (3 herë).

I Madhëruar qoftë Zoti im i Lartë.

Katër synenet dhe Ahmedi “Sahih Et-Tirmidhi” 1/83.

سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وبِحَمْدِكَ اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي

Subháneke All-llahumme Rabbená ve bihamdike, All-llahumme-gfirli.

I Madhëruar qofsh o All-llah, Zoti ynë, Ty të takon falënderimi; O All-llah, më fal mua.

Buhariu 1/99, Muslimi 1/350.

سُبُّوحٌ قُدُّوسٌ رَبُّ المَلائِكَةِ وَالرُّوحِ

Subbúhun, Kudúsun Rabbul Meláiketi ver-Rúh.

I Madhëruar dhe i Pastër prej të gjitha të metave është Zoti i melaikeve dhe i Xhibrilit.

Muslimi 1/353, Ebu Davudi 1/230.

اللَّهُمَّ لَكَ سَجَدْتُ وَبِكَ آمَنْتُ ، وَلَكَ أَسْلَمْتُ سَجَدَ وَجْهِي لِلَّذِي خَلَقَهُ وَصَوَّرَهُ وَشَقَّ سَمْعَهُ وَبَصَرَهُ تَبَارَكَ اللَّهُ أَحْسَنُ الخَالِقِينَ

All-llahumme Leke sexhed-dtu ve bike ámentu ve Leke eslemtu, sexhede vexh-hije lil-ledhí halekahu, ve savverehu ve shekka sem’ahú ve besarehú, tebárekAll-llahu Ahsenul-Hálikín.

O Zoti im, Ty të kam bërë sexhde, Ty të besova, Ty të jam nënshtruar, fytyra ime i bën sexhde Atij, i Cili e ka krijuar dhe e ka zbukuruar dhe që ia ka krijuar veshët dhe sytë, i Madhëruar qoftë All-llahu, Krijuesi më i Mirë.

Muslimi 1/534 dhe të tjerët.

سُبْحَانَ ذِي الْجَبَرُوتِ ، وَالْمَلَكُوتِ ، وَالكِبْرِيَاءِ ، وَالْعَظَمَةِ

Subháne dhil-xheberúti vel-melekúti vel-kibrijái vel-adhameti.

I Madhëruar qoftë i Gjithfuqishmi, Pose-duesi i çdo sendi, Atij i takon Madhëria.

Ebu Davudi 1/230, Nesaiu dhe Ahmedi; senedi hasen.

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي كُلَّهُ ، دِقَّهُ وَجِلَّهُ ، وَأَوَّلَهُ وَآخِرَهُ وَعَلانِيَتَهُ وَسِرَّهُ

All-llahumme-gfir lí dhenbí kul-lehú, dikkahu ve xhil-lehu, ve evvelehu ve áhirehu ve ‘alánijetehú ve sirrehu.

O Zoti im, m'i fal mua të gjitha mëkatet e mia, ato të voglat dhe të mëdhatë, të parat dhe të fundit, që i kam bërë haptas apo fshehtas.

Muslimi 1/350.

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوْذُ بِرِضَاكَ مِنْ سَخَطِكَ ، وَبِمُعَافَاتِكَ مِنْ عُقُوبَتِكَ وَأَعُوْذُ بِكَ مِنْكَ ، لاَ أُحْصِي ثَنَاءً عَلَيْكَ أَنْتَ كَمَا أَثْنَيْتَ عَلَى نَفَسِكَ

All-llahumme inní e’údhu bi ridáke min sehatik, ve bi muáfátike min ‘ukúbetik, ve e’údhu bike minke, lá uhsí thenáen Alejke, Ente kemá ethnejte alá Nefsike.

O Zoti im, të lutem me anë të kënaqësisë Sate të më mbrosh nga hidhërimi Yt dhe me faljen Tënde nga dënimi Yt. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti, unë nuk mund të të madhëroj siç e meriton Ti; Ti je i Madhëruar ashtu siç e ke përshkruar Veten.

Muslimi 1/532.