Duhet përsëritur atë që e thotë muezini, përveç kur thotë:
“Hajje ales-saláh, hajje alel feláh”
duhet thënë:
Lá havle, ve lá kuvvete il-lá bil-lah.
Buhariu 1/152, Muslimi 1/288.
Gjithashtu duhet thënë edhe këtë:
Ve ene esh-hedu en Lá Iláhe il-lAll-llahu vahdehú lá sheríke leh, ve enne Muhammeden abduhú ve resúluhú, redijtu bil-lahi Rabben ve bi Muhammedin resúlen, ve bil-Islámi dínen.
Edhe unë dëshmoj se nuk ka të Adhuruar tjetër përveç All-llahut Një dhe i pashoq dhe se Muhammedi (s.a.v.s.) është rob dhe i Dërguar i All-llahut; jam i kënaqur me All-llahun për Zot, me Muhammedin për Pejgamber dhe me Islamin për fe). Këtë duhet thënë pasiqë të thotë muezini: “Esh-hedu en lá Iláhe il-lallah, Esh-hedu enne Muhammeden Resúlull-llah.
Muslimi 1/290.Ibën Huzejme 1/220.
Duhet të çojë salavat mbi Pejgamberin (s.a.v.s.) pas përfundimit të tij prej përgjigjjes së muezinit.
Muslimi 1/288.
Pas mbarimit të ezanit duhet thënë:
All-lláhumme Rabbe hádhihi ed-da’vetit-támmeh ves-salátil-káimeh, áti Muhammedenil-vesílete vel-fadíleh, veb’ath-hu mekámen mahmúden el-ledhí ve’adteh, [inneke’lá tuhliful-míád].
O All-llahu im, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe i namazit i cili do të falet, jepi Muhammedit ndërmjetësimin dhe nderi-min dhe ngrite atë në vendin e lavdishëm të cilin ia ke premtuar; Me të vërtet Ti nuk e then premtimin.
Buhariu 1/152.
Bëj dua (lutu) për vete ndërmjet ezanit dhe ikametit, sepse duaja në këtë kohë nuk refuzohet.
Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe Ahmedi, “Irvaul-Galil” 1/262.