Vlera e disa lutjeve

Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.: Kush thotë:

سُبْحَانَ اللَّهِ وبِحَمْدِهِ.

SubhanAll-llahi ve bihamdihi

I Lartësuar qoftë All-llahu dhe Atij i takon falënderimi), njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet edhe nëse ato janë sa shkuma e detit

Buhariu 7/168 dhe Muslimi 4/2071.

Dhe ka thënë (s.a.v.s.): Kush thotë:

لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَشَرِيكَ لَهُ ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ.

La Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike Leh, Lehul mulku ve Lehul hamdu ve Huve ‘alá kul-li shej`in kadír (10 herë).

S’ka të adhuruar përveç All-llahut, Një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send), ka shpërblimin sikur t`i ketë liruar katër persona nga bijtë e Ismailit

Buhariu 7/67 dhe Muslimi 4/2071.

Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.: “Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda në peshojë, e të dashura te i Gjithmëshirshmi:

سُبْحَانَ اللَّهِ وبِحَمْدِهِ وسُبْحَانَ اللَّهِ الْعَظِيمِ.

SubhanAll-llahi ve bihamdihi, SubhanAll-llahil-Adhim.

I Lartësuar qoftë All-llahu, vetëm Atij i takon Falënderimi, i Lartësuar qoftë All-llahu i Madhëruar

Buhariu 7/168 dhe Muslimi 4/2072.

ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.: “Të them:

سُبْحَانَ اللَّهِ ، وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ ، وَلاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَاللَّهُ أَكْبَرُ.

SubhanAll-llahi, vel-Hamdu Lil-lahi, vela ilahe il-lAll-llahu, vAll-llahu Ekber.

është më e dashur për mua se sa e tërë ajo që e rrezon dielli

Muslimi 4/2072.

Gjithashtu Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "A s`ka mundësi ndonjëri prej jush që t`i fitojë çdo ditë nga njëmijë sevape? Njëri prej të pranishmëve e pyeti: Si i fiton ndonjëri prej nesh njëmijë sevape? Ai tha: Thuaj njëqindherë SubhanAll-llah, e shkruhen njëmijë të mira, apo fshihen një mijë mëkate”

سُبْحَانَ اللَّهِ الْعَظِِِيِمِ وَبِِحَمْدِِهِ

Kush thotë: "SubhanAll-llahil-’Adhim ve bi-hamdihi", i mbjellet një pemë (hurme) në Xhennet.

Muslimi 4/2073.

Poashtu Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “O Abdull-llah ibën Kajs, a dëshiron që të të udhëzoj tek një thesar prej thesarëve të Xhennetit? Unë i thashë: "Po, o i Dërguari i All-llahut". Ai më tha: “Thuaj:

لاَ حَوْلَ وَ لاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللهِ

La Havle ve la kuvvete il-la bil-lah.

S`ka ndryshim e as forcë, pos ndihmës së All-llahut

Tirmidhiu 5/511, sahih sipas Hakimit 1/501, Dhehebiu e ka pëlqyer. Shih "Sahih El Xhamië" 5/531 dhe "Sahih Tirmidhi" 3/160.

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë edhe këtë: "Fjalët më të dashura tek All-llahu janë katër:

سُبْحَانَ اللَّهِ ، وَ الْحَمْدُ اللَّهِ ، وَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَ اللَّهُ أَكْبَرُ

SubhanAll-llah, velhamdulil-lah, ve Lailahe il-la All-llah, vAll-llahu Ekber

S`të bëhet dëm me cilëndo prej tyre të fillosh.

Buhariu "Fet'hul Bari" 11/213 dhe Muslimi 4/2076.

Ka ardhur një beduin te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i ka thënë: "Ma mëso një fjalë të cilën do ta them". Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Thuaj:

لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيْكَ لَهُ ، اللهُ أَكْبَرُ كَبِيْراً وَ الْحَمْدُ للهِ كَثِيْراً ، سُبْحَانَ اللهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ ، لاَ حَوْلَ وَ لاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ.

La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike lehu, All-llahu Ekberu kebíren, ve-lhamdu lil-lahi kethíren, SubhanAll-llahi Rabbil-’Alemín, La Havle ve La Kuvvete il-la bil-lahil-’Azízil-Hakím

S`ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut Një dhe i pashoq, All-llahu është më i Madhi, Falënderimi i shumtë i takon All-llahut, i Lartësuar qoftë All-llahu, Zoti i botërave. S`ka ndryshim e as forcë përveç me ndihmën e All-llahut). Beduini tha: "Këto janë për Zotin tim, e çka për mua? Tha Pejgamberi s.a.v.s. thuaj:

Muslimi 3/1685.

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي ، وَارْحَمْنِي ، وَاهْدِنِي ، وَ ارْزُقْنِي

All-llahummag-fir lí, ver-hamní, veh-diní, ver-zukní.

O Zoti im, më fal mua, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo.

Muslimi 4/2072 dhe ka shtuar Ebu Davudi: "Pasi shkoi beduini, Pejgamberi salAll-llahu alejhi ve selem ka thënë: "I mbushi duart me mirësi". 1/220.

Kur ndonjë njeri e pranonte fenë Islame, Pejgamberi s.a.v.s. ia mësonte namazin, pastaj e urdhëronte që të lutet me këto fjalë:

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي ، وَارْحَمْنِي ، وَاهْدِنِي ،وَ عَافِنِي وَ ارْزُقْنِي

All-llahummag-fir lí, ver-hamní, veh-diní, ve ‘áfiní, ver-zukní

O Zoti im, më fal mua, më mëshiro, më udhëzo, më jep shëndet dhe më furnizo

Muslimi 4/2073 dhe në një transmetim tjetër të Muslimit: "Sepse me të vërtetë këto t'i bëjnë bashkë dynjanë dhe ahiretin".

Duaja më e vlefshme është: Elhamdulil-lah, kurse dhikri më i mirë është: La ilahe il-lAll-llah

Tirmidhiu 5/462, Ibën Maxheh 2/1249. Sahih sipas Hakimi 1/503, Dhehebiu e kapëlqyer "Sahih El-Xhamiu" 1/362.

Gjërat e mira të cilat mbesin të pavdekshme janë fjalët:

سُبْحَانَ اللَّهِ ، وَ الْحَمْدُ لِلَّهِ ، وَلاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَاللَّهُ أَكْبَرُ وَ لاَ حَوْلَ وَ لاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللهِ

SubhanAll-llah, velhamdulil-lah, ve La Ilahe il-la All-llah, vAll-llahu Ekber, ve La havle ve la kuvvete il-la bil-lah.

I Lartësuar qoftë All-llahu, Falënderimi i takon All-llahut. S`ka të adhuruar përveç All-llahut, All-llahu është më i Madhi dhe s`ka ndryshim e as forcë përveç me ndihmën e All-llahut.

Ahmedi nr. 513. Renditja e Ahmed Shakirit dhe isnadi është sahih. Shih "Mexhmeu Zevaid" 1/297. Ibën Haxheri në "Bulugul Meram" thotë se hadithin e shënon Nesaiu nga Ebi Seidi dhe thotë: hadithi është sahih sipas Ibën Hibanit dhe Hakimit.