Ebu Hurejra r.a. thotë: "E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Pasha All-llahun, unë kërkoj falje prej All-llahut dhe pendohem tek Ai më tepër se njëqind herë në ditë".
Dhe ka thënë (s.a.v.s.): "O ju njerëz, pendohuni tek All-llahu, sepse unë pendohem njëqind herë në ditë."
Dhe ka thënë (s.a.v.s.): "Kush thotë:
Estagfirullahel-’Adhim el-ledhi la ilahe il-la Huve, El-Hajjul-Kajjumu ve etubu ilejhi.
Kërkoj faljen e All-llahut të Madhërueshëm i Cili nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, që është i Gjallë përgjithmonë dhe Mbikqyrës i Përhershëm dhe tek Ai pendohem), All-llahu do t`ia falë atij edhe në qoftëse ka ikur nga beteja.
Dhe ka thënë (s.a.v.s.): "All-llahu është më i afërti me robin e tij në pjesën e fundit të natës, nëse ke mundësi të jesh prej atyre të cilët e përmendin All-llahun në atë moment bëhu".
Dhe ka thënë (s.a.v.s.): "Robi është më afër Zotit të Tij kur është në sexhde, pra shpeshtoni lutjet (në sexhde)".
Dhe ka thënë (s.a.v.s.): "Me të vërtetë disa herë zemrën time e kaplon gafleti (pakujdesia), andaj kërkoj falje prej All-llahut njëqind herë në ditë."