Tekbiri gjatë gjuajtjes së gurëve

Çdoherë që Pejgamberi s.a.v.s. i gjuante gurët një nga një (në Mina) te të tre gurët, ecte pak, ndalej dhe me duar të ngritura bënte dua i kthyer nga Kibla. Këtë e bënte pas gjuajtjes së gurit të parë dhe të dytë, ndërsa kur e gjuante gurin e madh, në çdo gjuajtje merrte tekbir dhe largohej duke mos u ndalur fare tek ai.