Duaja e qëndrimit mbi Saffa dhe Merve

Pasiqë i është afruar Pejgamberi s.a.v.s. Saf-fas e ka lexuar ajetin:

إِنَّ الصَّفَا وَالْمَرْوَةَ مِنْ شَعَائِرِ اللَّهِ... أَبْدَأُ بِمَا بَدَأَ اللهُ بِهِ.

“Innes-safa vel-mervete min she’áiril-lahi...” ebdeu bima bedeAll-llahu bihi.

dhe ka thënë: “Po filloj me atë që ka filluar All-llahu".

Pastaj ka filluar nga Saffaja, është ngjitur mbi të derisa e ka parë Qaben, është drejtuar nga kibla e ka madhëruar njësinë e All-llahut, ka marrë tekbir dhe ka thënë:

لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَشَرِيكَ لَهُ ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ ،لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ أَنْجَزَ وَعْدَهُ ، وَنَصَرَ عَبْدَهُ وَهَزَمَ الأَحزاب وَحْدَهُ.

La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-Hamdu ve Huve ‘alá kul-li shej`in Kadir, La ilahe il-lAll-llahu vahdeh, enxheze va’deh, ve nesare ‘abdeh, ve hezemel-ahzabu vahdeh.

S’ka të adhuruar përveç All-llahut Një dhe të pashoq, Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send; e përbmushi premtimin e Tij, e ndihmoi robin e Tij dhe vetë i mposhti grupacionet [pa ndihmën e askujt].