Kur të lavdëron dikush

اللَّهُمَّ لاَ تؤَاخِذْنيِ بِمَا يَقوُلوُنَ وَاغْفِرْ ليِ مَا لاَ يَعْلَموُنَ وَاجْعَلْنيِ خَيْراً مِمّاَ يَظُنُّونَ

All-llahumme la tuáhidhní bima jekú-lún, vagfir lí ma la ja’ëlemun [vexh-’alní hajren mimma jedhunnún].

O Zot, mos më dëno për atë që thonë, m’i fal ato që nuk i di, [dhe më bën më të mirë se sa mendojnë.

Buhariu në librin "Edebul Mufred" nr. 761. Sipas Albanit senedin e ka sahih, shih "Sahih Edebul Mulfred" nr. 585. Fjalinë ndërmjet kllapave e shënon Bejhekiu në "Shuabul Iman" 4/228 me rrugë tjetër të transmetimit.