Vlera e përhapjes së selamit

Transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “S`keni për të hyrë në Xhennet, derisa të besoni dhe s`keni besuar derisa të duheni. A t`ju tregoj në një send, të cilin nëse e veproni keni për t`u dashur. Përhapne selamin ndërmjet jush”.

Muslimi 1/74 dhe të tjerë.

“Tri cilësi kush t`i tubojë (përfshijë) e ka tu-buar (përfshirë) besimin: Të qenurit real, dhënia e selamit njerëzve dhe dhënia e sadakasë në skamje".

Buhariu me “Fet-h” 1/82, nga Ammari r.a mevkuf.

Transmetohet nga Abdull-llah ibën Omeri (All-llahu qoftë i kënaqur më të) se një njeri e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s : "Cili është Islami më i mirë?" Pejgamberi s.a.v.s i tha: “T’i ushqesh të nevojshmit, t’i japësh selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh”.

Buhari me “Fet-h” 1/55, Muslimi 1/65.