Duaja në sexhde gjatë leximit të Kur'anit

سَجَدَ وَجْهِي لِلَّذِي خَلَقَهُ وَشَقَّ سَمْعَهُ وَبَصَرَهُ بِحَوْلِهِ وَقُوَّتِهِ فَتَبَارَكَ اللَّهُ أَحْسَنُ الْخَالِقِينَ

Sexhede vexhhije lil-ledhi halekahu ve shekka sem’ahu ve besarehu bi havlihi ve kuvvetihi [Fetebarek-All-llahu Ahsenul-Halikín].

Fytyra ime i bën sexhde Atij, i Cili e ka krijuar, Atij që ia ka krijuar veshët dhe sytë me lëvizjen dhe fuqinë e Tij; i Madhëruar qoftë All-llahu Krijuesi më i Mirë.

Tirmidhiu 2/474, Ahmedi 6/30, Hakimi, thotë se hadithi është sahih. Me këtë pajtohet Dhehebiu 1/220. Shtojcën e transmeton Dhehebiu.

اللَّهُمَّ اكْتُبْ لِي بِهَا عِنْدَكَ أَجْراً ، وَضَعْ عَنِّي بِهَا وِزْراً وَاجْعَلْهَا لِي عِنْدَكَ ذُخْراً ، وَتَقَبَّلْهَا مِنِّي كَمَا تَقَبَّلْتَهَا مِنْ عَبْدِكَ دَاوُدَ

All-llahumme uktub li biha ‘indeke exhren, ve da’ ‘anni biha vizren, vexh’alha li ‘indeke dhuhren, ve tekabbelha minni kema tekabbelteha min ‘abdike Davud.

O Zoti im, ma shkruaj mua me këtë (sexhde) te Ti shpërblim dhe largo nga unë mëkatet dhe ma bën këtë që të kem dobi te Ti dhe ma prano mua këtë, sikur e ke pranuar prej robit tënd Davudit.

Tirmidhiu 2/473 dhe Hakimi, i cili thotë se hadithi është i vërtetë. Pajtohet Dhehebiu 1/219.