Vlera e salavatit mbi pejgamberin s.a.v.s.

Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: "Kush më dërgon mua një salavat, All-llahu i Madhëruar ka për t`i dërguar atij me të dhjetë salavate."

Muslimi 1/288.

Pastaj ka vazhduar: “Mos e bëni varrin tim festë (për vizitë), por bini salavat mbi mua, se salavati i juaj më arrin mua kudo që të jeni”.

Ebu Davudi 2/218, Ahmedi 2/367. Sahih sipas Albanit “Sahih Ebi Davud” 2/383.

Për këtë poashtu ka thënë: “Koprac është ai i cili kur përmendem pranë tij nuk bie salavat mbi mua”.

Tirmidhiu dhe të tjerë “Sahih El-Xhamiu” 3/25 dhe “Sahih Et-Tirmidhi” 3/177.

Pastaj ka shtuar: "All-llahu ka melaike, të cilat shetisin nëpër tokë dhe m'i përcjellin përshëndetjet e umetit tim".

Nesaiu dhe Hakimi 2/421. Sahih sipas Albanit, shih “Sahih En-Nesai” 1/274.

Dhe në fund Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: "S`më përshëndet askush e që All-llahu të mos ma kthejë shpirtin derisa t`ia kthej përshëndetjen".

Ebu Davudi nr.2041, hasen sipas Albanit, shih “Sahih Ebi Davud”.